Sportistes Fiona Konxheli i mohohet pjesëmarrja në garat e Sarajevës
BKT
Sport

Sportistes Fiona Konxheli i mohohet pjesëmarrja në garat e Sarajevës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Për shkak të vizës së udhëtimit reprezentues së Kosovës, Fiona Konxhelit në gjimnastikën ritmike i është pamundësuar garimi në Sarajevë, në evenimentin e madh të këtij sporti, ku po marrin pjesë 40 shtete nga i gjithë globi.

Përmes Federatës se Gjimnastikës Ritmike të Kosovësm Fiona Konxheli ishte ftuar nga organizatori të merrte pjesë në turneun ndërkombëtar që mbahet në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës sipas planifikimit prej datës 09-12 shtator.

Ndonëse Fiona Konxheli kishte bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme  për këtë gare duke punuar më trajner të njohur ndërkombëtar të këtij sporti, kurse Federata e Gjimnastikës Ritmike te Kosovës i kishte plotësuar më kohë të gjitha dokumentacionet e nevojshme për udhëtim dhe përfaqësim në  Sarajevës, megjithatë Ministria e Punëve të Jashtme e BH-nës, për arsye të panjohura nuk i kishte dhënë vize udhëtimi.

Fiona Konxheli emër ë njohur ë gjimnastikës ritmike përtej Ballkanit është anëtare e klubit Piose nga Prishtina.

Ajo deri tash ka përfaqësuar me sukses Maqedoninë Veriore në gara ndërkombëtare, siç ishte turneu i sivjetshëm në Sofje të Bullgarisë, ku në një konkurrencë të fortë fitoi vendin e tretë. Ishte hera e parë që kjo sportiste përfaqësonte jashtë vendit Republikën e Kosovës.

Ndryshe, Fiona Konxheli është në përfundim të studimeve në Fakultetin e Kulturës Fizike në Shkup.

Janë të shumta shpërblimet, kupat dhe mirënjohjet që viteve të fundit Fiona Konxheli ka arritur në garat ndërkombëtare në disiplinën e gjimnastikës ritmike.