18:48 / 16.09.2022
‘Dardanët’ arrijnë në Roterdam, gati për sfidën me Holandën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ekspedita e Kombëtares së Kosovës në futsall, tashmë ka arritur në Roterdam.
Kosova të dielën mbrëma do të përballet me Holandën ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2024 kundër Holandës, në kuadër të Grupit 11.
Në stërvitjen e sotme në Roterdam, ekipin dardan të futsallit e ka vizituar ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, i shoqëruar nga sekretari i parë i ambasadës, Arif Kaçandolli.
Ambasadori Doli i uroi mirëseardhje ekspeditës së kombëtares në Holandë si dhe sukses në ndeshjen e së dielës.
Ndeshja Holandë-Kosova luhet prej orës 19:00.























