19:36 / 16.09.2022
Spinazzola: Më duhet të punoj ende për ta rigjetur formën e mirë
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Futbollisti i AS Romës, Leonardo Spinazzola e pranon se ai ende duhet të punojë që të gjejë formën e tij më të mirë.
Skuadra e Jose Mourinhos po bën një sezon të mirë, dhe aktualisht renditet e pesta me 13 pikë të tubuara, vetëm një pikë larg liderit të tabelës, Napolit.
“Jam i vetëdijshëm që më duhet akoma të punoj për ta rikthyer formën time, por po e bej të pamundurën për një gjë të tillë. Shpresojmë që të kem vazhdimësi edhe për ndeshjen ndaj Atalantas”, tha Spinazzola.
‘Romakët’ ndeshjen e radhës e luajnë kundër Atalanës, një ndeshje aspak e lehtë për kryeqytetasit pasi që Atalanta është duke treguar formë të lartë këtë edicion të garave.























