Rusia e indinjuar që nuk mori ftesë për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth
BKT
Rajoni dhe Bota

Rusia e indinjuar që nuk mori ftesë për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth

B. Halimi / RTKlive

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka dënuar vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mos ftuar zyrtarët rusë për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, të hënën.

“Ne e shohim këtë përpjekje britanike për të përdorur tragjedinë kombëtare, e cila ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, për qëllime gjeopolitike për të larë hesapet me vendin tonë, si thellësisht të pamoralshme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, raporton BBC.

Marrëdhëniet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë janë prishur që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë. Një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin kishte thënë tashmë se lideri rus "nuk po e konsideronte" pjesëmarrjen në funeralin.

Përveç krerëve të shtetit rus nuk janë ftuar as përfaqësues nga Siria, Venezuela, Afganistani, Bjellorusia dhe Mianmari.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota