Arsenali shkund Brentford-in, merr kreun e tabelës
BKT
Sport

Arsenali shkund Brentford-in, merr kreun e tabelës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Arsenali i është kthyer fitoreve pas humbjes nga Manchester United.

‘Topçinjtë’ mposhtën në udhëtim Brentford-in, me rezultat 0-3, në kuadër të Premier League-s.

Skuadra e Mikel Artetës ishte ekip dukshëm më i mirë se sa nikoqirët, derisa Saliba (17’), Jesus (28’) dhe Vieira (49’), shënuan nga një gol për fitoren e londinezëve.

Edhe në këtë sfidë Granit Xhaka ishte titullar, duke shfaqur formë mjaft të mirë, madje, ai asistoi në golin e Jesus.

Pas kësaj fitore, Arsenal ngjitët në krye të tabelës me 18 pikë, një më shumë së Manchester City dhe Tottenham, derisa Brentford është në pozitën e nëntë më nëntë pikë të tubuara.