Reali ‘mbret’ i Madridit, mposht Atletico-n
BKT
Sport

Reali ‘mbret’ i Madridit, mposht Atletico-n

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Real Madrid është mbret i Madridit. ‘Los Blancos’ e kanë mposhtur në udhëtim rivalin e qytetit, Atletico Madridin, me rezultat 1-2, në kryederbin e kësaj fundjave në La Ligë.

Ballafaqimi mes dy rivalëve të mëdhenj madrilen, ka prodhuar një ndeshje të madhe, e që në fund trepikëshit iu gëzuan të përzgjedhurit e Carlo Ancelottit.

Dilemën e fituesit Reali e zgjodhi në fraksionin e parë duke krijuar epërsinë prej 0-2 falë një goli të Rodrygo (18’) dhe Valverde (36’), rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Ndeshje dramatike është luajtur edhe në pjesëlojën e dytë. Futbollistët e Atleticos më gjithë ‘arsenalin’ e kërkuan rrugën e golit të cilin e gjetën përmes Hermoso (83’), por kjo ishte krejt çfarë bëri skuadra e Diego Simeones, pasi që djemtë e Carlo Ancelottit mirën e kontrolluan lojën deri në fund të ndeshjes, duke arkëtuar tri pikë të mëdha dhe duke u ngritur në krye të La Ligës me 18 pikë të tubuara, dy më shumë së Barcelona, kurse, Atletico është e shtata me 10 pikë të tubuara.