Ferizaj sfidon sot Ballkanin
BKT
Sport

Ferizaj sfidon sot Ballkanin

B. Halimi / RTKlive

Kampioni në fuqi, Ballkani, pas paraqitjes mbresëlënëse në mesjavën e kaluar në Ligën e Konferencës kundër Spartës në Pragë, rikthehet sot për të luajtur ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, sot, në orën 15:00, do të luajë si mysafire e Ferizajt, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 8-të. Portokallezinjtë deri më tash i kanë zhvilluar vetëm katër ndeshje, ngase për shkak të angazhimeve në Evropë, u janë shtyrë përballjet me Malishevën, Trepçën’89 dhe Llapin, teksa ka arritur tri fitore e ka pësuar një humbje. Synimi i kampionëve në duelin e sotëm kundër skuadrës së rikthyer në elitë është fitorja, në mënyrë që të mos e humbin hapim me Dritën, që kryeson renditjen. Në anën tjetër, skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina, në katër ndeshjet e fundit nuk ka pësuar humbje dhe shpreson që edhe kundër kampionëve të nxjerrë rezultat pozitiv.