A do të jetë Pochettino trajneri i ri i Nicës?
BKT
Sport

A do të jetë Pochettino trajneri i ri i Nicës?

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri Mauricio Pochettino duket se shumë shpejtë do t’i kthehet punës.

Ish-trajneri i PSG-së, është në ‘radarin’ e klubit francez, Nice.

Sipas mediave franceze, Nice dëshiron ta sjell në krye të bankinës së tyre tekniku argjentinas.

Lucien Favre pritet të shkarkohet nga Nice për shkak të rezultateve të dobët. Skuadra franceze këtë sezon të garave, ka fituar vetëm dy ndeshje nga tetë sfidat e zhvilluar deri tash.

Krerët e Nicës siç raportohet, janë duke u përgatitur për të përmbushur kërkesat financiare të Pochettino, edhe pse thuhet se strategu argjentinas nuk e preferon rikthimin në Francë.