Biden: Nuk kemi shumë kohë, po jetojmë një krizë klimatike
Rajoni dhe Bota

Biden: Nuk kemi shumë kohë, po jetojmë një krizë klimatike

ATSH

Nuk kemi shumë kohë, ne të gjithë e dimë se po jetojmë tashmë në një krizë klimatike, tha presidenti amerikan, Joe Biden gjatë një fjalimi sot në “Debatin e Përgjithshëm të 77-të” të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

“Pakistani është ende i mbuluar nga uji dhe ka nevojë për ndihmë. Ndërkohë, Briri i Afrikës po përballet me një thatësirë të paprecedentë. Familjet po përballen me zgjedhje të pamundura, duke zgjedhur cilin fëmijë të ushqejnë dhe duke pyetur veten nëse do të mbijetojnë. Kjo është kostoja njerëzore e ndryshimeve klimatike, dhe është nje kosto në rritje”, theksoi Biden.

Takimi më i madh diplomatik në botë u fokusua këtë vit në pushtimin rus të Ukrainës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota