BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, ndihma shtesë për Ukrainën
Rtklive
Rajoni dhe Bota

BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, ndihma shtesë për Ukrainën

RTSH

Krerët e diplomacisë së vendeve të Bashkimit Evropian njoftuan sanksione të reja kundër Moskës dhe ndihmë për Ukrainën. Përfaqësuesi i lartë i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka deklaruar se ministrat e 27 vendeve anëtare të BE që marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së morën një vendim politik në margjinat e seancës për zbatimin e masave të reja sektoriale dhe individuale ndëshkuese kundër Moskës.

“Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord në një takim jozyrtar të jashtëzakonshëm në Nju Jork për të vazhduar me sanksionet e reja kundër Rusisë”, tha përfaqësuesi i lartë për Politikën e jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, Josep Borrell. Ministrat ranë dakord gjithashtu të vazhdojnë dërgesat e armëve në Ukrainë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota