Debati për tanket për Ukrainën përfshin qeverinë e koalicionit
ATSH
Një debat mbi dorëzimin e tankeve në Ukrainë vazhdon të përfshijë qeverinë gjermane të koalicionit, në ndërkohë që ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock e konsideron një akt vendimtar.
Baerbock deklaroi për stacionin televiziv ZDF se ”është e rëndësishme që këto ditë dhe këto javë të bashkojmë forcat dhe të mos shikojmë se ku ka dallime mes ministres së Jashtme dhe kancelarit”.
Javën e kaluar, Baerbock bëri thirrje për vendime të shpejta në lidhje me dorëzimin e tankeve.
Ndërkohë, kancelari social-demokrat Olaf Scholz mbajti një qëndrim më të kujdesshëm dhe theksoi në mënyrë të përsëritur se Gjermania “nuk duhej të ishte e vetme kur ishte fjala për dërgimin e tankeve të prodhimit gjerman drejtpërdrejt në Kiev”.
Baerbock tha në intervistë se ”javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë vendimtare për luftën” dhe se është “vendimtare të bëhen përparime për dorëzimin e tankeve”.