Erdogan ndërmjetëson shkëmbimin e 200 të burgosurve të luftës
Rtklive
Rajoni dhe Bota

Erdogan ndërmjetëson shkëmbimin e 200 të burgosurve të luftës

ATSH

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan njoftoi se mes Rusisë dhe Ukrainës është kryer sot shkëmbimi i të burgosurve të luftës, si rezultat i angazhimit diplomatik që ai ka zhvilluar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një intervistë për gazetarët Erdogan ka vlerësuar vizitën e tij në SHBA.

Duke vënë në dukje se shkëmbimi i të burgosurve të luftës me ndërmjetësimin e Turqisë është hap i rëndësishëm në rrugën drejt përfundimit të luftës, ai theksoi se vazhdon aktiviteti diplomatik për vendosjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Erdogan shprehu falënderimet ndaj presidentit rus Putin dhe presidentit ukrainas Zelensky për mundësinë që kanë dhënë për shkëmbimin e të burgosurve.

“Falënderoj të gjithë miqtë e mi që kanë treguar kontribut në këtë proces”, theksoi ai.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota