Thirrja e Putin për mobilizim, rusët largohen nga vendi
Rtklive
Rajoni dhe Bota

Thirrja e Putin për mobilizim, rusët largohen nga vendi

RTSH

Pas thirrjes së Presidentit Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm, rusët po përpiqen të largohen nga vendi. Radhët janë krijuar në pikat kufitare që kur Presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak ku mund të thirren 300,000 njerëz për të luftuar. Në kufirin me Gjeorgjinë, janë krijuar radhë të gjata me milje automjetesh duke përfshirë burra që përpiqen t`i shpëtojnë luftës.

Disa nga ata që shkojnë në vendin fqinj kanë përdorur biçikleta për të anashkaluar linjat e makinave dhe për të shmangur ndalimin e kalimit në këmbë. Gjeorgjia është një nga vendet e pakta fqinje ku rusët mund të hyjnë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km (800 milje) me Rusinë, kërkon një vizë për udhëtim dhe gjithashtu raportoi një rritje të trafikut gjatë natës.

Ndërsa biletat për fluturime drejt Stambollit, Beogradit dhe Dubait kanë shënuar rritje. Ministrja e Brendshme e Gjermanisë sinjalizoi më 22 shtator se rusët që ikin nga drafti do të ishin të mirëpritur në vendin e saj. Lituania, Letonia, Estonia dhe Republika Çeke kanë thënë se nuk do t'u ofronin strehim rusëve të arratisur.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota