Gosens refuzoi Bayer Leverkusenin për interin
Rtklive
Sport

Gosens refuzoi Bayer Leverkusenin për interin

Uran Krasniqi/RTKLive

Bayer Leverkusen dëshironte të nënshkruante me mbrojtësin e krahut, Robin Gosens përpara mbylljes së afatit kalimtar në fillim të këtij muaji, por ai nuk ishte i interesuar të largohej nga Inter.

Lëndimet kanë bërë që Gosens të ketë vetëm tri paraqitje me klubin nga Milano qëkur iu bashkua nga Atalanta në janar.

“Ndihem shumë mirë tani në Inter. Jam super i motivuar dhe i lumtur me detyrat që më presin. Kam lënë pas një vit me vuajtje. Tani më duhet të luaj tre, katër, pesë ndeshje radhazi", ka thënë futbollisti. 

Gosens është ftuar nga Kombëtarja gjermane për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve. 


MË SHUME NGA Sport