Gjermania befasohet nga Hungaria, Italia mposht Anglinë
Rtklive
Sport

Gjermania befasohet nga Hungaria, Italia mposht Anglinë

Gjermania është befasuar nga Hungaria në tokën e vet, ndërsa Italia ia ka dalë të fitojë ndaj Anglisë.

Kësisoji Hungaria po vazhdon ta udhëheqë Grupin 3 të Ligës A. 
Të dy ndeshjet kanë përfunduar me rezultat minimal 1-0. 
Szalai ka shënuar pvr hungarezët qysh në minutën e shtatëmbëdhjetë, duke bërë që me të njëjtin rezultat të mbarojë edhe ndeshja. 
Ndërkohë në ndeshjen tjetër ka qenë Raspadori ai i cili u ka dhënë fitoren italianëve. No description available.
Në ndeshjet e tjera të ligave të tjera Bosnjë dhe Hercegovina ka mposhtur Malin e Zi, Finlanda dhe Rumania kanë luajtur baraz, Gjeorgjia e ka mposhtur Maqedoninë e Veriut, Bullgaria ka fituar ndaj Gjibraltarit dhe Estonia ka triumfuar kundër Maltës. 


MË SHUME NGA Sport