Liga e Kombeve vjen sot me nëntë ndeshje
BKT
Sport

Liga e Kombeve vjen sot me nëntë ndeshje

Uran Krasniqi/RTKLive

Nëntë ndeshje pritet të zhvillohen gjatë ditës së sotme në Ligën e Kombeve. Mes tyre janë edhe përballjet e Kosovës me Irlandën e Veriut dhe Shqipërisë me Izraelin.

Përballje të forta ka rezervuar Liga A, ku do të ndeshen Spanja me Zvicrën dhe Çekia me Portugalinë.

Ndërsa në Ligën B Armenia pret Ukrainën, Skocia Irlandën, Sllovenia Norvegjinë dhe Serbia Suedinë.

Në Ligën C Qipro pret Greqinë.