Messi thotë se ka filluar ta gjejë veten te PSG
BKT
Sport

Messi thotë se ka filluar ta gjejë veten te PSG

Uran Krasniqi/RTKLive

Ylli botëror i futbollit, Lionel Messi, beson se ka filluar ta gjejë veten në Paris Saint-Germain.

Ai ka shënuar gjashtë herë në njëmbëdhjetë paraqitje për gjigantët e Ligue 1 këtë sezon.

“Ndihem mirë, ndryshe nga viti i kaluar dhe e dija që do të ishte kështu. Vitin e kaluar, kalova keq, nuk mbarova kurrë së gjeturi veten dhe ky vit është ndryshe”, ka thënë Messi.

Ai ka folur pas fitores së Argjentinës ndaj Hondurasit të premten, një miqësore para pjesëmarrjes në Botërorin e Katarit, i cili është treni i fundit për Messin në kuptim të fitimit të një kupe bote.