Vdes trajneri i KH Vushtrrisë, Andon Boshkovski
BKT
Sport

Vdes trajneri i KH Vushtrrisë, Andon Boshkovski

Uran Krasniqi/RTKLive

Ka vdekur trajneri i klubit të hendbollit Vushtrria, Andon Boshkovski, ka komunikuar Federata e Hendbollit e Kosovës.

"Trajneri i njohur nga Maqedonia e Veriut kishte marrë drejtimin e KH Vushtrrisë më 17 shkurt të këtij viti. E kishte udhëhequr skuadrën vushtrriase drejt titullit të kampionit në Ligën e Parë dhe dha kontribut që Vushtrria të formojë skuadër me synime në Superligë. Boshkovski ka vdekur në moshën 47-vjeçare. Ai ka udhëhequr edhe Vardarin e Metalurgun, dy skuadrat e mëdha të Maqedonisë së Veriut. Ka drejtuar edhe skuadra tjera në Maqedoni të Veriut, ndërsa ka punuar edhe në Rumani e Gjeorgji. Ai ishte edhe në shtabin teknik të ekipeve kombëtare të Maqedonisë së Veriut", thuhet në njoftimin e FHK-së.