15:28 / 24.09.2022
Enrique optimist për suksesin e Spanjës në Ligën e Kombeve
Uran Krasniqi/RTKLive
Luis Enrique është optimist se Spanja në Ligën e Kombeve në fund do t`ia dalë të jetë e para në grupin ku është.
Ish-kampionët e botës nga viti 2010 sonte ndeshen me Zvicrën.
“Ka qenë java më e mirë e stërvitjes për lojtarët që kur u bëra trajner. Unë jam optimist për atë që na pret përpara. Edhe nëse humbim nga Zvicra, nëse mposhtim Portugalinë, do t'ia dalim", ka thënë ish futbollisti i Real Madridit dhe Barcelonës, tash trajner.
Nga ky grup sonte gjithashtu ndeshen Çekia me Portugalinë.























