Izrael mposht prapë Shqipërinë (E plotësuar)
Uran Krasniqi/RTKLive
Izraeli ka mposhtur Shqipërinë edhe në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Madje edhe rezultati i ndeshjes së dytë ka qenë identik me atë të ndeshjes së parë, 2-1. Vetëmse emra të tjerë janë regjistruar këtë herë në listën e realizatorëve.
Vendasit gjetën golin qysh në fillim të pjesës së dytë me Weissman. Shqiptarët barazuan me një gol shumë të bukur nga Uzuni.
Kur dukej se ndeshja do të mbyllej baraz ka dalur në skenë Baribo, i cili e ka vulosur fitoren e izraelitëve.
Edhe ndeshjen e parë Izraeli e kishte fituar.
Ndeshjen e radhës Shqipëria e luan ndaj Islandës.
Nuk ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Izrael - Shqipëri
Nuk ka gola në ndeshjen Izrael - Shqipëri. Pjesa e parë është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0.
Megjithatë Shqipëria ka rrezikuar izraelitët me sulmuesin Broja, që i është afruar portës, por në fund nuk ka qenë konkret.
Nga ana tjetër Strakosha u ka mohuar vendasve një gol.
Nis ndeshja Izrael-Shqipëri
Ka nisur ndeshja Izrael-Shqipëri e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Sfida po zhvillohet në "Bloomfield Stadium-Tel Aviv" dhe përket
në Grupin 2 të Ligës B .
Takimi i parë ishte mbyllur me fitoren e izraelitëve.
Izrael - Shqipëri, formacionet
Izraeli pret Shqipërinë sonte në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.
























