Pavard tregon se si nuk e përballonte izolimin e COVID 19
BKT
Sport

Pavard tregon se si nuk e përballonte izolimin e COVID 19

Uran Krasniqi/RTKLive

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Benjamin Pavard, ka treguar se si përjetoi depresion gjatë kohës së koronavirusit.

Reprezentuesi francez në një intervistë për gazetën "Le Parisien"  ka treguar se si izolimi u bë një barrë e rëndë për të dhe se atij nisi t'i mungonte shumë kontakti normal shoqëror.

"Ishte e vështirë për të gjithë, edhe për mua. Të isha vetëm, në një vend tjetër nga i imi, vërtet nuk ndihesha mirë. Në fillim i thosha vetes që nuk është asgjë, se do të kalojë, por kur e shihja që vazhdonte, kjo bëhej problem. “Unë jam njeri si gjithë të tjerët, dhe edhe nëse kam një shtëpi shumë të bukur, më duhej kontakt me të tjerët", ka thënë ai. 

Ish-lojtari i Lille dhe i Stuttgart ka thënë se tashmë ka bërë kthesë dhe ndihet shumë më mirë.