Kryeziu para sfidës me Qipron: Pikët do të mbesin në Prishtinë
BKT
Sport

Kryeziu para sfidës me Qipron: Pikët do të mbesin në Prishtinë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ përballet me Qipron, në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ pas disfatës ndaj Irlandës së Veriut, tri ditë më parë, në duel me qipriotët opsion të vetëm kanë fitore në mënyrë që të sigurojnë pozitën e dytë në Ligën C.

Mesfushori i Kombëtares sonë, Mirlin Kryeziu në konferencën për media, një ditë para duelit me Qipron, është shprehur optimist se ‘Dardanët’ do ta fitojnë përballjen me qipriotët.

Ai është e vetëdijshëm se nuk do të jetë sfidë e lehtë, por kryeziu është i bindur se pikët e plota të mbesin në Prishtinë.

Kryeziu mendon se rezultati kundër Irlandës së Veriut, nuk është pasqyre reale e lojës së shfaqur në terren.

“E kemi ndeshjen ndaj Qipros, e dimë që është e vështirë për ta mbajtur vendin e dytë dhe shpresoj ta mbajmë tre pikët në Prishtinë", tha ai.

“Normal se lojtarët kanë qenë të zhgënjyer sepse duke parë lojën, rezultati nuk është dashur të jetë ajo humbje. Këto ditë që kemi qëndruar bashkë dhe ka qenë shumë pozitive. Besoj që nesër tre pikët i lëmë në Prishtinë".

"Nuk e besoj, mbrojtja dhe ekipa kanë luajtur mirë. Kemi analizuar ku kemi bërë gabimet, gjithashtu edhe Qipron e kemi analizuar në aspektin ofensiv dhe besoj që jemi përgatitur shumë mirë. Grupi ku jemi tash, nuk është edhe e dobët, por ekipi ynë ka kualitet me qenë në vendin e parë dhe besoj se këto ndeshje duhet me qenë të fituara. Greqia nuk është ekip i keq, por kemi humbur pikë. Ne kemi kualitetin për vendin e parë dhe të dytë”, theksoi Kryeziu.