Nesër Kosova-Qipro, ja çfarë thotë Giresse
BKT
Sport

Nesër Kosova-Qipro, ja çfarë thotë Giresse

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ përballet me Qipron, në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ pas disfatës ndaj Irlandës së Veriut, tri ditë më parë, në duel me qipriotët opsion të vetëm kanë fitore në mënyrë që të sigurojnë pozitën e dytë në Ligën C.

Përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Alain Griesse në konferencën për media, fillimisht ka folur për lëndimet e lojtarëve para duelit me Qipron.

Megjithatë, Giresse thotë se objektivi i Kombëtares sonë për ndeshjen e nesërme është fitorja.

“Gjendjen momentale, Muric është i lënduar dhe nuk e dimë cila do të jetë gjendja e tij, kurse, Amir Rrahmani ka përmirësim, por do ta vlerësojmë sot dhe nesër nëse mundet të luajë. Për lojtarët e tjerë nuk ka diçka specifike përveç lodhjes që kishin pas ndeshjes”, tha Giresse.

“Kur përgatit një lojë, nuk mendoj gjërat negative, vetëm pozitive. Gjërat e tjera i la anash”.

“Tu e pas parasysh gjendjen, prioritet është me e fitu ndeshjen, por duke shikuar rrethanat e lojës, ne do të provojmë edhe lojtarë të rinj”, theksoi ai.

Ndeshja mes Kosovës dhe Qipros nis në orën 20:45.