Milani dhe problemi i portierëve
Sport

Milani dhe problemi i portierëve

RTSH

Milani po mendon për situatën e portierëve kur ndodhet përpara sfidave të rëndësishme, si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve.

Pas dëmtimit të Mike Maignan do të jetë Tatarusanu ai që do të zëvendësojë francezin. Dhe trajneri Pioli e ka përfshirë atë në listën e emrave të futbollistëve, që do të luajnë në Ligën e kampioneve.

Në fakt portieri rumun ishte lënë jashtë liste për shkak të numrit të madh të lojtarëve të patrajnuar që kanë kuqezinjtë në skuadër. Për këtë arsye, synimi për të ardhmen është gjetja e portierëve të tjerë, sidomos italianë, për të punuar përkrah Maignan. Sepse të dy portierëve aktualë të Milanit, Tatarusanu dhe Mirantes u skadojnë kontratat dhe janë 37 dhe 39 vjeç.

Sipas Milaneës një nga emrat e monitoruar është ai i Pietro Terracciano i Fiorentinës, të cilit i skadon kontrata dhe duket larg rinovimit, sepse kërkon një milion euro.

Maldini dhe Massara pëlqejnë profilin e këtij portieri të datëlindjes 1990 dhe mund ta sjellin te kuqezinjtë me parametra zero.


MË SHUME NGA Sport