Zelenskiy: Me Stoltenberg diskutuam për ndihmën e mëtejshme ushtarake
BKT
Rajoni dhe Bota

Zelenskiy: Me Stoltenberg diskutuam për ndihmën e mëtejshme ushtarake

RTSH

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se kishte diskutuar për mbështetjen e mëtejshme të forcave të armatosura të Ukrainës nga vendet anëtare të NATO-s, në një telefonatë me Sekretarin e Përgjithshëm të bllokut, Jens Stoltenberg të martën, njofton Reuters.

Telefonata erdhi në vazhdën e votimeve të organizuara në katër rajone të okupuara të Ukrainës për aneksimin nga Rusia. Zelenskiy falënderoi Stoltenberg për dënimin e votave, të cilat Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë i quajnë falsifikime të paligjshme.

 “Ne diskutuam zhvillimet aktuale në fushën e betejës dhe mbështetjen e mëtejshme të shteteve anëtare të Aleancës për Forcat e Armatosura të Ukrainës”, shkroi Zelenskiy. ( Sipas Reuters )


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota