LIVE | “Dardanët” shkundin Qipron, ‘blindojnë’ vendin e dytë
Sport

LIVE | “Dardanët” shkundin Qipron, ‘blindojnë’ vendin e dytë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka deklasuar Qipron, duke e mposhtur me rezultat 5-1, dhe duke e siguruar vendin e dytë në Ligën C.

‘Dardanët’ dhe qipriotët u përballen në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve.

Futbollistët e Kombëtares sonë, bën super-paraqitje kundër Qipros, duke e mbyllur me fitore bindëse prej 5-1, këtë cikël të garave në Ligën e Kombeve.

Pas vetëm 22 minutave lojë, ndezët stadiumi ‘Fadil Vokrri’ kur Florent Muslija shënon një supergol për epërsinë e Kosovës prej 1-0. Në finish të pjesës së parë, Donat Rrudhani dyfishon avantazhin e Kombëtares sonë në 2-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Lojë mjaft të mirë djemtë e Kosovës bën edhe në fraksionin e dytë, duke shënuar edhe tre gola. Elbasan Rashani (47’) shënon për rezultatin 3-0, derisa për golin e katërt dhe të pestë u përkujdes super-ylli ynë Vedat Muriqi (52’, 84’), kurse, golin e vetëm për Qipron e shënoi Roberge (81’).

Përfundimisht Kosova mund Qipron dhe siguron vendin e dytë në Ligën C grupi 2, derisa në vendin e parë është Greqia, kurse, Qipro është e treta me pesë pikë aq sa ka edhe Irlanda e Veriut në vendin e fundit.  

Sërish Muriqi, Kosova fundos Qipron

Sulmuesi Vedat Muriqi sërish shënon.

Kosova po e fundos Qipron. Muriqi në minutën e 84-të ka ngritur epërsinë e Kosovës në 5-1 kundër Qipros, për këtë të fundit ka shënuar Roberge në minutën e 81-të.

‘Dardanët’ dhe qipriotët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve.

Kosova po e shkatërron Qipron, shënon edhe Muriqi

Kosova është duke e shkatërruar Qipron, pasi ka shënuar edhe golin e katërt.

Sulmuesi Vedat Muriqi ka shënuar gol në minutën e 52-të, duke e çuar epërsinë në 4-0.

‘Dardanët’ dhe qipriotët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve.

Kosova shënon edhe golin e tretë, realizon Rashani

Kosova ka shënuar edhe golin e tretë në duel me Qipron.

Elbasan Rashani në minutën e 46-të gjeti rrugën e golit pas asistimit te Celinës, duke ngritur epërsinë në 3-0.

‘Dardanët’ dhe qipriotët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve.

Mbyllet pjesa e parë, Rrudhani dyfishon epërsinë e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll, është në rrugë të mirë që të sigurojë vendin e dytë në Ligën C të Grupit 2 në Ligën e Kombeve, pasi që pjesa e parë mes Kosovës dhe Qipros është mbyllur me avantazhin e skuadrës sonë prej 2-0.

‘Dardanët’ dhe qipriotët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve.

Futbollistët e Kombëtares sonë, bën paraqitje mjaft të mirë në pjesëlojën e parë, derisa golin e epërsisë e shënoi Florent Muslija në minutën e 22-të, kurse, rezultatin e dyfishoi Donat Rrudhani në minutën e 45-të.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Muslija me supergol ndez stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Kosova në epërsi

Kosova ka kaluar në epërsi kundër Qipros, me rezultat 1-0.

Është Florent Muslija, i cili në minutën e 22-të shënon një super-gol për avantazhin e Kombëtares sonë.

‘Dardanët’ dhe qipriotët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve.

Starton ndeshja Kosova-Qipro, ‘Dardanët’ kërkojnë fitore

Ka startuar sfida mes Kombëtares së Kosovës dhe Qipros.

‘Dardanët’ dhe qipriotët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ pas disfatës ndaj Irlandës së Veriut, kundër Qipros luajnë sfidën jetike për të siguruar pozitën e dytë në Ligën C.

Dueli mes Kosovës dhe Qipros po luhet në pranin e rreth 10 mijë tifozëve në ‘Fadil Vokrri’.

Kosova-Qipro, ja formacionet zyrtare, starton Rrahmani

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Kosova-Qipro.

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ ballafaqohet me Qipron, në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ pas disfatës ndaj Irlandës së Veriut, kundër Qipros luajnë sfidën jetike për të siguruar pozitën e dytë në Ligën C.

Formacionet zyrtare:

Kosova (4-3-3): Ujkani, Hadergjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani, Muslija, Fazliji, Celina, Rashani, Zeneli, Muriqi.

Qipro (4-3-3): Panayl, Ioannou, Katelaris, Roberge, Andreou, Kyrlakou, Artymatas, Kastanos, Lolzou, Tzionis, Sotiriou.

Ndeshja Kosovë-Qipro nis në orën 20:45.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle