Muriqi: Gjithmonë jap maksimumin për Kosovën
Sport

Muriqi: Gjithmonë jap maksimumin për Kosovën

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka deklasuar Qipron, duke e mposhtur me rezultat 5-1, dhe duke e siguruar vendin e dytë në Ligën C.

‘Dardanët’ dhe qipriotët u përballen në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve.

Ylli i Kombëtares sonë, Vedat Muriqi, i cili shënoi dygolësh në fitoren e kundër Qipros, pas ndeshjes tha se është i ngazëllyer me fitoren dhe golat e shënuara. Ai thotë se gjithnjë jep më të mirën për skuadrën ‘Dardane’.

“Po mundohem ta jap maksimumin gjithmonë për Kosovën. Humba shumë raste për të shënuar edhe më shumë gola. Jam i lumtur për fitoren. Do kthehem në Mallorca me moral të qind për qind. Në Mallorca u mësova me kohën e nxehtë. Kosova është më e bukur se Mallorca natyrisht se është vendi im”, theksoi Muriqi.


MË SHUME NGA Sport