Sonte Prishtina-Drita sprovojnë forcat në ‘Fadil Vokrri’
Sport

Sonte Prishtina-Drita sprovojnë forcat në ‘Fadil Vokrri’

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sonte sërish stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë arenë e ‘nxehtë’ futbolli.

Dy rivalët e vjetër, Prishtina dhe Drita do të përballen në ndeshjen e mbetur të këtij sezoni.

Derbi mes këtyre dy skuadrave më nam në vendin tonë, pritet të mbush tribunat e stadiumit të Prishtinës.

Të dy skuadrat e kanë nisur mirë këtë sezon të garave me ambicie titullin e kampionit.

Ballafaqimet mes prishtinasve dhe gjilanasve gjithnjë kanë prodhuar duele interesante me rivalitet të madh. Një sfidë e tillë pritet të luhet edhe sonte sepse pikët nga ky takim janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.

Skuadra gjilanase aktualisht kryeson tabelën me 17 pikë të tubuara, gjashtë më shumë së Prishtina që renditet e katërta.


MË SHUME NGA Sport