08:54 / 28.09.2022
Gjiganti i Serisë A e do Armando Brojën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Serie A mund të jetë destinacioni i ardhshëm i sulmuesit shqiptar te Chelseas, Armando Broja.
Reprezentuesi i Shqipërisë sipas mediave italiane, është synim i AC Milanit.
‘Rossonerët’ janë duke e monitoruar sulmuesin shqiptar të cilin e shohin alternative të denjë për repartin e sulmit të skuadrës së Stefano Piolit.
21 vjeçari nuk po ia del të sigurojë një vend në formacionin bazë të ‘Blutë’ e Londrës, dhe lojtari në janarin e ardhshëm mund të transferohet tek kampionët në fuqi të Italisë.























