Ballkani ia vazhdon kontratën Ilir Dajës
Sport

Ballkani ia vazhdon kontratën Ilir Dajës

Uran Krasniqi/RTKLive

Ilir Daja do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës së Ballkanit edhe për dy vite të tjera. Klubi nga Suhareka ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes së re.

"Ilir Daja vazhdon kontratën edhe për 2 vite me kampionët! Timonieri që e drejtoi ekipin tonë në sukseset historike i qëndron besnik FC Ballkanit deri në vitin 2025. Dhe ky është vetëm fillimi, së bashku mund të arrijmë gjëra edhe më të mëdha!", ka shkruar klubi kampion. 

Daja me Ballkanin arriti të hyjë në finalet e Conference League, një arritje historike për një klub kosovar. 

Daja edhe me Skënderbeun e Shqipërisë kishte prekur fazën e grupeve të Europa League. 


MË SHUME NGA Sport