08:54 / 29.09.2022
Klubet e fuqishme pas Dalot
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Forma e mirë e mbrojtësit të Manchester Unitedm Diogo Dalot ka ndezur interesimin e klubeve të mëdha evropiane.
Barcelona, Atletico Madrid, Juventus, AC Milan dhe Roma sipas mediave britanike, janë duke e monitoruar situatën e Dalot.
‘Djajtë e Kuq’ duke e parë formën e mirë dhe interesimin e top-klubeve për lojtarin, janë duke përgatitur ofertën e re për portugezin, i cili me klubin nga ‘Old Trafford’ ka kontratë deri në vitin 2024.
23-vjeçari këtë sezon të garave, me Manchester United ka zhvilluar tetë ndeshje, duke bërë dy asistime.























