Leeds përgatit kontratën e majme për yllin e tyre
BKT
Sport

Leeds përgatit kontratën e majme për yllin e tyre

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Leeds United është duke u përgatitur të nis negociatat për kontratën e re me Jack Harrison.

Leeds sipas mediave britanike, synojnë ta bindin yllin e tyre me kontratën e re.

Klubi anglez në kontratën e re janë të gatshëm ta bëjnë Harrison-in lojtarin kryesor në skuadër.

Kontrata e lojtarit me Leeds skadon në verën e vitit 2024, por klubi anglez synon që sa më parë të ‘blindojë’ Harrison-in pasi që Manchester City dhe Newcastle United prej kohësh janë duke e monitoruar yllin e Leeds.