Landsbergis: Rrjedhjet e “Nord Stream” një akt terrorist
Rajoni dhe Bota

Landsbergis: Rrjedhjet e “Nord Stream” një akt terrorist

ATSH

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis e ka përshkruar sabotimin e supozuar të gazsjellësve “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2” si një akt terrorizmi.

“Rrjedhja tjetër dëshmon se ky është një akt i paramenduar, një veprim, që mendoj se me të drejtë, mund të quhet një akt terrorist”, tha Landsbergis.

Deklarata e Landsbergis erdhi pas njoftimit të rojes bregdetare suedeze se një rrjedhje e katërt ishte zbuluar në gazsjellesin e detit Baltik që kalon midis Rusisë dhe Gjermanisë.

Ministri Landsbergis tha se sabotimi synonte të ngjallte frikë dhe të pengonte furnizimet me gaz në Evropë.

“E gjithë kjo plotëson përkufizimin e një akti terrorist, të paktën nga pikëpamja politike, ndersa vlerësimi ligjor do të bëhet i ditur më vonë”, tha Landsbergis, sipas agjencisë së lajmeve “BNS”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota