Pogba: Dua të rimarrë vendin që më takon
BKT
Sport

Pogba: Dua të rimarrë vendin që më takon

RTSH

Pogba mezi pret të kthehet në fushë dhe premton betejë për tifozët e Juventusit. Pas operacionit në gju, fansat po pyesin se kur do tw rikthehet Pogba dhe përgjigja duket se do të jetë e shpejtë. Rikuperimi i Paul po ecën mirë, aq sa ai pritet të luajë në Lisbonë kundër Benfica-s në Champions League më 25 tetor.

Ndërkohë, mesfushori francez dha një intervistë të gjatë 360° për GQ Italia duke prekur tema të ndryshme. "Më pëlqen të mendoj dhe të them se është zemra ime që e bëri zgjedhjen. Ishte gjithashtu koha e duhur për t'u rikthyer këtu - shpjegoi Pogba”.

Dhe ndoshta ishte koha e duhur për t'u takuar përsëri dhe për të provuar të rimarrë vendin që na takon neve, mua dhe Juventusit. Sidomos për t'iu rikthyer fitoreve. Unë gjithmonë dua të luaj dhe dua të jap më të mirën time - vazhdoi ai -. Dhe thellë brenda e di që kjo fanellw është e veçantë, ajo nxjerr më të mirën tim”.”