Zbulohen monedhat me portretin e mbretit Charles III
BKT
Foto: BBC
Rajoni dhe Bota

Zbulohen monedhat me portretin e mbretit Charles III

Përgatiti: Jeton Musliu/RTKlive

Pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II, shumë ndryshime pritet të ndodhin në Britaninë e Madhe. E mes tyre wshtw edhe pamja e monedhave.

Kjo pasi deri më tani, në monedha ka qenë e stampuar portreti i mbretëreshës, kurse tani ato duhet të zëvendësohen me portretin e mbretit.

Një e tillë është zbuluar sot nga BBC, ku në një 50 pence, tashmë është stampuar  imazhi i mbretit Charles III.

Këto monedha, pritet të hyjnë në qarkullim pas disa javësh dhe ngadalë do të zëvendësojnë ato me portretin e mbretëreshës që gradualisht do të tërhiqen nga qarkullimi.

BBC publikoi pamje të monedhës 50pence dhe një tjetër të 5 pound(funta), e ku shihet mbreti me imazh të stampuar nga skulptori britanik, Martin Jennings.

Edhe stampimi i monedhave ndjek traditën shekullore pasi tani, fytyra e monarkut është e vendosur majtas e që është në mënyrë të kundërt me paraardhësen e tij, mbretëreshën Elizabeth II, që ishte djathtas.

Ashtu sikurse me mbretërit e mëparshëm britanikë, dhe ndryshe nga mbretëresha, në monedhë, mbreti Charles III, nuk mban kurorë.

Mbreti Charles raportohet se e miratoi personalisht figurën dhe u tha se ishte i kënaqur me ngjashmërinë mes tij dhe portretit.

Monedha 50pence do të jetë e disponueshme për përdorim të përgjithshëm, përpara fundit të vitit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota