Qeveria lanson programin: Kosova, shtet i xhudos, Kurti premton përkrahje
Sport

Qeveria lanson programin: Kosova, shtet i xhudos, Kurti premton përkrahje

Uran Krasniqi/RTKLive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se rezultatet e xhudos janë kryefjala e sportit vendor tash e pesëmbëdhjetë vjet dhe se ato janë rezultate përmes të cilave identifikohemi secili prej nesh individualisht, por edhe si shoqëri në tërësi e mbi të gjitha si shtet.

Ai ka folur kështu ditën kur Qeveria e Kosovës e ka bërë lansimin e programit: Kosova, shtet i xhudos.

“Sporti në përgjithësi e xhudo posaçërisht ka bërë punë të jashtëzakonshme në krijimin e ndjenjës së përkatësisë brenda shoqërisë sonë dhe krijimit të perceptimit pozitiv të opinionit të huaj për Republikën tonë”, ka thënë Kurti.

Ai është shprehur se sporti është dëshmuar si një nga mekanizmat kyç në procesin e ndërtimit të imazhit tonë shtetëror dhe promovimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.  

“Kosova shtet i xhudos është hapi konkret të cilin e kemi ndërmarrë si qeveri për të siguruar jo vetëm vazhdimësinë e ndikimit të xhudos në promovimin tonë ndërkombëtar por mbi të gjitha zhvillimin maksimal të këtij sporti përbrenda Kosovës", ka theksuar Kurti.  


MË SHUME NGA Sport