Maqedonia e Veriut kërkon rrymë nga Bullgaria
Rajoni dhe Bota

Maqedonia e Veriut kërkon rrymë nga Bullgaria

REL

Maqedonia e Veriut ka kërkuar nga Bullgaria ndihmë në përballje me krizën energjetike, respektivisht t’i shesë energji elektrike, pa shkelur rregullat e Bashkimit Evropian.

Kjo u bë ditur nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, pas takimit që ai zhvilloi në Sofje më 1 tetor me homologun e tij bullgar, Rumen Radev, dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Bullgaria ka tepricë të energjisë elektrike, por kur një shtet anëtar i BE-së ka teprica të rrymës, duhet t’i shesë në tregun botëror.

“Kur teprica e energjisë elektrike shkon në tregun botëror, çmimet janë shumë më të larta sesa mund të marrësh përmes një marrëveshjeje dypalëshe. Nga ana bullgare ekziston një vullnet i qartë politik për të ndihmuar Republikën e Maqedonisë së Veriut në këtë situatë të vështirë”, tha presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski.

I pyetur se sa kohë do të zgjasë kjo procedurë, Pendarovski tha se ka marrë përgjigje nga von der Leyen se “nëse ndiqen procedurat dhe nëse aplikimi është në rregull, mund të përfundojë për disa javë”.

Edhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se shpreson në një marrëveshje me Bullgarinë për të blerë energji elektrike për përballje me krizës energjetike. Ndërkaq, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se synohet që çmimi të mos kalojë më shumë se 200 euro për megavat.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 28 shtator ka miratuar masa të reja për mbrojtje nga kriza energjetike dhe një prej tyre parasheh subvencione për rrymë për 650.000 familje, të cilat gjatë dimrit nuk do të paguajnë fatura më të larta se ato në tre muajt e fundit.

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota