Roma e Mourinhos ‘arrë’ e fortë për Interin
Sport

Roma e Mourinhos ‘arrë’ e fortë për Interin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Roma e Jose Mourinhos e ka fituar derbin kësaj fundjave kundër Interit, me rezultat 1-2, sfidë kjo e luajtur në ‘Olimpico’ të Romës.

Dueli mes ‘Nerazurëve’ dhe ‘romakëve’, ka prodhuar një ndeshje mjaft interesante, me raste të shumta dhe tre gola të shënuara.

Titullar në radhët e skuadrës së Simone Inzaghit ishte edhe mesfushori shqiptar Kristjan Asllani.

Dimarco (30), zhbllokojë lojën duke kaluar Interin në epërsi prej 1-0, por nëntë minuta më vonë sulmuesi Paulo Dybala barazoi shifrat në 1-1.

Rastet nuk munguan as në pjesëlojën e dytë. Ishte Smalling (75’), i cili gjeti golin e fitores për Romën, e cila tani 14 pikë në vendin e gjashtë, kurse, Interi ka një pikë më pak në pozitën e shtatë.


MË SHUME NGA Sport