Bilanc dramatik si pasojë e uraganit Ian në SHBA
BKT
Rajoni dhe Bota

Bilanc dramatik si pasojë e uraganit Ian në SHBA

CNN/RTSH

Bilanci i viktimave dhe dëmeve të lëna pas nga uragani Ian në SHBA është tragjike. 50 vdekje janë konfirmuara, shumica prej tyre në Lee County, Florida, megjithatë numri i viktimave pritet të jetë shumë më i lartë.

Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të përhapura në Karolinën e Jugut, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia. Gati 1.2 milionë shtëpi dhe biznese në Florida ishin pa energji ditën e shtunë. Presidenti i SHBA Joe Biden, tha se uragani Ian është ndoshta një nga më të këqijtë në historinë e vendit.

"Ne sapo kemi filluar të shohim shkallën e shkatërrimit që ka të ngjarë të jetë ndër më të këqijat në historinë e Shteteve të Bashkuara”, tha Biden.

"Ne sapo kemi filluar të shohim shkallën e shkatërrimit. do të duhen muaj, ndoshta vite për të rindërtuar zonat e prekura. Në Florida, përveç numrit të madh të vdekjeve, dëmet materiale janë të përmasave historike pasi nivelet e ujit arritën një nivel të paprecedentë”, u shpreh guvernatori Ron Desandes.

Sipas vlerësimeve, kalimi i uraganit Ian mund t'i kushtojë dhjetëra miliarda dollarë kompanive të sigurimit dhe do të rëndojë në ekonominë amerikane kryesisht për shkak të anulimeve të fluturimeve dhe dëmtimit të prodhimit bujqësor.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota