“AS” vjen me intervistën ekskluzive me ministrin Çeku
BKT
Sport

“AS” vjen me intervistën ekskluzive me ministrin Çeku

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Emisioni sportiv “AS” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), sonte vjen me intervistën ekskluzive me Ministrin e Kulturës, Rinis dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku.

I pari i sportit në vendin tonë, në intervistën ekskluzive për RTK flet për Strategjinë Kombëtare për sport.

Plani për projektin “Kosova-Shtet i xhudos” dhe objektivat për sportet tjera.

Çeku flet edhe për vonesat në pagesat e tremujorëve dhe liçensimi i Federatave Sportive.

Çka po ndodh në sportin e Kosovës dhe si e vlerëson 9 mujorin e 2022?

A ka njohuri për padinë e 13 federatave që ia kanë bërë në KAS, Komitetit Olimpik të Kosovës?

Çka po ndodh me stadiumin e Gjilanit dhe atë të Mitrovicës?

Gjitha përgjigjet, për shumë tema me interes, Ministri Çeku i jep në emisionin “AS, të dielën nga ora 21:30 në RTK.

“AS” sjell edhe top-ngjarjet sportive vendore dhe ndërkombëtare.