09:26 / 03.10.2022
Zgjedhjet në Bullgari, fiton partia e ish-kryeministrit Borisov
rtsh
Zgjedhjet në Bullgari të zhvilluara më 2 tetor kanë nxjerrë fitues partinë GERB të ish kryeministrit Bojko Borisov. Deri tani janë numëruar 99 % të votave, ku partia e Borisov ka marrë 25.4 % të votave, ndërsa në vend të dytë renditet partia “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” e Kiril Petkov me 20.2 %.
Këto janë zgjedhjet e katërta që Bullgaria zhvillon brenda 2 viteve.
Edhe pse nuk është shpallur ende rezultati përfundimtar, Borisov do e këtë të vështirë që të krijojë një koalicion të qëndrueshëm qeverisës, pasi shumica e grupeve politike kanë refuzuar paraprakisht çdo bashkëpunim me partinë e tij GERB.























