Dendias: Jemi gati për dialog me Turqinë, kufijtë nuk mund të rishkruhen
Rajoni dhe Bota

Dendias: Jemi gati për dialog me Turqinë, kufijtë nuk mund të rishkruhen

RTSH

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka deklaruar se Greqia është gati për dialog me Turqinë, ndërsa shton se grekët do të bëjnë të pamundurën për të mbrojtur atdheun e tyre.

I pyetur për deklaratat e bëra nga Presidenti Tayip Erdogan, Dendias deklaroi se Greqia ka zgjedhur të mos e ndjekë Turqinë në spiralen e egër të retorikës agresive.

Në pyetjen se si mund të zvogëlohet tensioni, Dendias u shpreh se Athina po kërkon mënyra që Turqia të dalë nga politika e vetëushqyer dhe e ngujuar për të krijuar kushtet minimale për rifillimin e dialogut.

“Jemi gati për dialog me Turqinë në bazë të së drejtës ndërkombëtare, por edhe mund të çojë në situata të pakontrollueshme. Do të bëjmë ç’të duhet për të mbrojtur atdheun tonë. Kufijtë nuk mund të rishkruhen me forcë”, tha Dendias.

Duke dërguar një mesazh të qartë në anën e kundërt të Egjeut, kreu i diplomacisë greke vëren se kufijtë nuk mund të rishkruhen me forcë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota