Trupat ukrainase pretendojnë se kanë çliruar qytetin Lyman
Rajoni dhe Bota

Trupat ukrainase pretendojnë se kanë çliruar qytetin Lyman

Hanife Osmani/RTK

Ushtarët e forcave ukrainase pretendojnë se kanë çliruar qytetin kyç të Lymanit. Më herët ky qytet ishte përdorur nga forcat ruse si një qendër logjistike dhe transporti për operacionet e saj në veri të rajonit të Donetsk.

Trupat ukrainase nëpërmjet një videoje kanë bërë të ditur se ata kanë marrë kontrollin mbi qytetin Lyman. Më tutje në konfirmim të kësaj ata kanë publikuar videon e një ushtari duke hequr tabelën ruse nga stacioni policor i Lyman-it. Ky qytet më herët kishte qenë nën pushtimin e trupave ushtarake ruse.

Në anën tjetër Rusia ka deklaruar se trupat e saj e kanë braktisur vetvetiu bastionin kyç të Lymanit, të cilën më herët e kishte përdorur si një qendër logjistike dhe transporti për operacionet e saj në veri të rajonit të Donetsk.

Kjo disfatë kishte bërë që të këtë thirrje madje për përdorim të mundshëm të armëve bërthamore të shkallës së ulët nga një aleat i presidentit, Vladimir Putin.

Njoftimi erdhi vetëm një ditë pasi Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës – duke përfshirë Donetsk, ku ndodhet qyteti i Lyman dhe i vendosi ato nën ombrellën bërthamore të Rusisë, në një ceremoni që u dënua nga Kievi dhe Perëndimi si një farsë e paligjshme.

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nëpërmjet një video-mesazhi tha se në një se megjithëse flamuri ukrainas po valëvitet në qytet, luftimet ende po vazhdojnë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota