Klopp arsyeton fillimin e Liverpool me rënien e Ronaldos
Uran Krasniqi/RTKLive
Sipas Jurgen Klopp edhe Cristiano Ronaldo dikur luante mirë po sot është më ndryshe. Pastaj edhe Lionel Messi ka ndërruar gjendje. Trajneri i Liverpool ka arsyetuar kështu performancën jo të mirë të Liverpoolit në këtë edicion.
Liverpool këtë sezon të ri ka pasur fillim jo të mirë edhe në Premier League e edhe në Champions League.
“A mendoni se Cristiano Ronaldo në këtë moment është në majën e nivelit të tij të besimit? Dhe për shumë vite ai ishte lojtari më i mirë në botë dhe tani nuk po shkon ashtu siç duhet në drejtimin e tij”, ka thënë Klopp. “Kjo na ndodh të gjithëve. Lionel Messi luajti sezonin e kaluar dhe ishte pothuajse njësoj. Këto gjëra na ndodhin të gjithëve. Ju duhet të bëni një hap në drejtimin e duhur dhe kur të jeni gati, ai të kthehet. Ne duhet të jemi sërish të durueshëm për të bërë gjënë e duhur dhe pastaj do të jemi sërish mirë. Duhet të jemi më solidë dhe kompakt patjetër”.
Liverpool ndeshjene e radhës e luan kundër Rangers në Champions League.























