Calhanoglu: Fitore e rëndësishme, jam i lumtur për golin
BKT
Sport

Calhanoglu: Fitore e rëndësishme, jam i lumtur për golin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu, ka thënë se fitorja kundër Barcelonës ishte shumë e rëndësishme.

Interi mbrëmë mundi Barcelonën (1-0), në ‘San Siro’ në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ishte pikërisht Calhanoglu, i cili më një supergol ia siguroi ‘Nerazurëve’ fitoren, fitore kjo që i hap rrugën për kalimin në rundin tjetër të elitës së futbollit evropian, edhe pse sfida e kthimit në ‘Camp Nou’ do të jetë vendimtare.

“Ishte shumë e rëndësishme kjo fitore. Duhet të japim një sinjal edhe për tifozët që edhe kur humbëm ndeshjen e fundit ata ishin më ne. Ata sot një përkrahje të madhe. Ne e merituam fitoren”, tha Calhanoglu.

Ai ishte goli juaj më i rëndësishmi?

“Po. Ishte e rëndësishme të shënoja. Isha jashtë fushë për tri javë. Punova shumë për t'u rikthyer”, theksoi mesfushori turk.