Inzaghi: Kjo fitore është një nisje, por jo hakmarrja ime
RTSH
Interi mundi Barcelonën 1-0 dhe Simone Inzaghi dha një përgjigje të mirë me një sukses kyç në Champions League.
“Nuk është një fitore e papritur – komentoi trajneri në fund të ndeshjes – ishte një mundësi e shkëlqyer për ne dhe ne e bëmë. Duhej të luanim me shpirt konkurrues dhe përqendrim. Jam i lumtur për ekipin, klubin dhe tifozët, por ky duhet të jetë një fillim. Kjo është një mbrëmje e rëndësishme që do të mbetet”, tha ai.
"Pas Romës më erdhi keq për rezultatin dhe jo për paraqitjen - vazhdoi Inzaghi. Fitoret si kjo janë të mira, por tani duhet të kthehemi në punë për ndeshjen e së shtunës sepse në ligë, duhet të rikuperohemi”.
Një sukses që mund të jetë pika e kthesës: "Ne duhet të jemi të mirë në dhënien e vazhdimësisë së rezultateve dhe performancës. Nuk është hakmarrja ime - vazhdoi Inzaghi - unë vazhdoj punën time me siguritë e mia. Unë vazhdoj gjithmonë me kokën lart, sepse në këta 14 muaj kemi bërë gjëra të shkëlqyera, atëherë skuadra është kompakte dhe e bashkuar”.























