Jep dorëheqjen guvernatori i Bankës Qendrore të Ukrainës
BKT
Rajoni dhe Bota

Jep dorëheqjen guvernatori i Bankës Qendrore të Ukrainës

ATSH-DPA/

Guvernatori i Bankës Qendrore të Ukrainës, Kyrylo Shevchenko, ka dhënë dorëheqjen e papritur tek presidenti Volodymyr Zelensky duke përmendur arsye shëndetësore.

”Për shkak të problemeve shëndetësore që nuk mund të injorohen më, kam marrë një vendim të vështirë”, tha 49-vjeçari në një deklaratë të lëshuar të martën në mbrëmje nga Banka Kombëtare e Ukrainës.

”Falënderoj presidentin e Ukrainës për votën e besimit dhe për punën që mundëm të bënim së bashku para dhe gjatë luftës”, shtoi ai.

”Puna e sistemit financiar ukrainas është siguruar pa ndërprerje”, tha ai, ”pavarësisht luftës së Rusisë ndaj vendit”.

Sipas medias, së fundmi ishte intensifikuar konflikti mes Ministrisë së Financave dhe Bankës Qendrore.

Shevchenko, i cili pranoi postin në korrik 2020, mbështeti kursimet për shkak të deficitit kronik buxhetor dhe shprehu shqetësimin se Ukraina ishte në prag të hiperinflacionit.

Banka Qendrore e vendit në fakt printoi para’ për të financuar qeverinë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota