Biden: Ekziston rreziku për një `Armagedon` bërthamor
rtsh.al
Presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar se rreziku i një "Armagedoni" bërthamor është në nivelin më të lartë që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962.
Lidhur me paralajmërimet e presidentit rus për përdorimin e armëve bërthamorë, Joe Biden tha se duhet të merren seriozisht.
Megjithatë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, javën e kaluar tha se pavarësisht nga sugjerimet bërthamore të Moskës, SHBA-të nuk kishin parë asnjë shenjë se Rusia po përgatitej së shpejti të përdorte një armë bërthamore.
“Lideri rus nuk po bënte shaka kur foli për përdorimin e armëve taktike bërthamore, biologjike ose kimike, sepse ushtria e tij është shumë e dobët. Për herë të parë që nga kriza e raketave Kubane, ne kemi një kërcënim të drejtpërdrejtë për përdorimin e armëve bërthamore, nëse në fakt gjërat vazhdojnë në rrugën që kishin shkuar. Ne nuk jemi përballur me perspektivën e Armagedonit që nga Kennedy dhe kriza e raketave Kubane”, tha Biden në një ngjarje private për mbledhjen e fondeve.
Biden u tha kolegëve demokratë se përdorimi i armëve taktike bërthamore, biologjike ose kimike mund të dalë shpejt jashtë kontrollit. "Ne jemi duke u përpjekur të kuptojmë se cila është platforma e Putinit", shtoi presidenti amerikan.























