“AS” në RTK vjen me top-ngjarjet e kësaj fundjave
BKT
Sport

“AS” në RTK vjen me top-ngjarjet e kësaj fundjave

Alba Merovci / RTK

Emisioni sportiv “AS” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), këtë të diel vjen më top-ngjarjet e kësaj fundjave.

Kombëtarja e Kosovës në futboll të dielën i mëson kundërshtarët në kuadër të kualifikimeve për kampionatit evropian “EURO 2024”. “AS” sjell intervistën nga vendi i ngjarjes me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin.

Temë e bisedës në “AS” do të jetë edhe fitorja historike e Ballkanit ndaj Sivasspor, në UEFA Conference League, por edhe ndeshjet e xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll. Analizën për këto tema do ta bëjnë analistët Ramiz Krasniqi dhe Malsor Gjonbalaj.

Pjesë e emisionit, si gjithmonë, rubrikat e zakonshme: “TOP 3 golat”, “Deklarata e javës”, “Personazhi i javës” dhe “Pa koment”.

Në pjesën e fundit minutat e rezervuara për klubin e hendbollit Istogu në konkurencën e vajzave, që ka nisur përgatitjet për garat evropiane.

Mos e humbisni emisionin më me traditë të sportit në vend. “AS”, të dielën nga ora 21:30, në RTK.