Shpërthimi në Urën e Krimesë, Medvedev: Rusia të vrasë terroristët
RTSH
Zv.kryetari i Këshillit të Sigurimit, Dmitry Medvedev ka deklaruar se Rusia duhet t’i përgjigjet “sulmit terrorist” në urën e Krimesë, duke vrarë “terroristët”. Medvedev ia atribuoi krimin atij që e cilësoi si regjimin kriminal të Kievit.
"Rusia mund t'i përgjigjet këtij krimi vetëm duke vrarë drejtpërdrejt terroristët, siç është zakon kudo në botë. Këtë presin qytetarët rusë. Ky ishte një akt terrorist dhe sabotim i kryer nga regjimi kriminal i Kievit. Nuk kishte asnjë dyshim për këtë. Të gjitha raportet u prezantuan dhe u bënë konkluzionet," tha ai.
Një kamion shpërtheu në Urën e Krimesë mëngjesin e së shtunës, duke bërë që disa depozita karburanti të një treni të marrin flakë. Tre persona mbetën të vrarë nga shpërthimi dhe dy hapësira të rrugës së urës për në gadishull u shembën.
Në një takim me presidentin rus Vladimir Putin të dielën në mbrëmje, kreu i Komitetit Hetues të Rusisë, Alexander Bastrykin, tha se pas sulmit terrorist ishin shërbimet speciale të Ukrainës me shtetas rusë dhe të huaj që vepronin si bashkëpunëtorë. Putin deklaroi se sulmi i kryer nga regjimi i Kievit kishte padyshim që kishte për qëllim shkatërrimin e infrastrukturës jetike civile të Rusisë.























